Gjatë takimit në Seul mes kreut të shtetit rus Vladimir Putin dhe homologes jug-koreane Park Geun-hye, u diskutua rreth marrëveshjes paraprake për bashkëpunimin e kompanive nga Korea e Jugut me partnerët rusë për projektin e ndërtimit të hekurudhës dhe portit lidhës mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Tre kompani jug-koreane do të vendosin nëse do të përfshihen në këtë projekt, në mes të vitit të ardhshëm.
Nga ana e tij, presidenti Putin theksoi se projekti do të ndikojë në uljen e tensioneve në gadishullin korean. Ndërsa presidentja Park Geun-hye deklaroi se me homologun rus u diskutua dhe për çeshtjen bërthamore në gadishull, duke shtuar se ndanë të njejtin mendim për një Kore të Veriut pa armë bërthamore.
Presidenti rus i bëri thirrje Koresë së Veriut të rikthehet në bisedimet 6 palëshe për çeshtjen bërthamore. (Eda Merepeza)