Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij francez François Hollande biseduan të mërkurën në telefon mbi negociatat për programin bërthamor të Iranit dhe mbështetën propozimet e komunitetit ndërkombëtar.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se dy presidentët ranë dakord për shqyrtimin e propozimeve të të paraqitura nga gjashtë vendet dhe mënyrën e negociatave me Iranin.
Obama dhe Hollande theksuan se më e rëndësishme është dhënia e garancive nga Teherani se programi i tij bërthamor do të përdoret për qëllime paqësore.
Në bisedimet e fundit të Gjenevës palët nuk arritën ndonjë rezultat konkret për shkak të divergjenca mes tyre. (Vera/ Ardi Pulaj)