PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
PKK-ja, vendim mbi reformën gjithëpërfshirëse
2013-11-12 20:48:51 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Qendror i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës miratoi të martën një vendim për "çështjet e rëndësishme lidhur me thellimin gjithëpërfshirës të reformave", në mbyllje të një sesioni katërditor.

Objektivi i përgjithshëm i reformave të miratuara është përmirësimi dhe zhvillimi i socializmit me karakteristika kineze dhe nxitja e modernizimit të sistemit dhe aftësive qeverisëse të vendit, sipas një komunikate të publikuar pas sesionit.

Kina ndodhet në fazën parësore të socializmit dhe do të vijojë të mbetet për një kohë të gjatë, ndërsa vijon reformën e thellë dhe të gjithanshme, thekson komunikata. Reforma ekonomike është çelësi dhe zgjidhja kryesore është marrëdhënia e duhur në mes të qeverisë dhe tregut, duke e lënë tregun të luajë rol vendimtar në shpërndarjen e burimeve.

Në komunikatë vihet në dukje gjithashtu se në sektorët kyçë duhet të arrihen rezultate vendimtare, si dhe duhet zbatuar deri në vitin 2020 një kornizë shkencore dhe efektive për të siguruar një pjekuri më të madhe të institucioneve në të gjithë sektorët. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China