Të hënën filloi faza e dytë e shitjes së biletave për Kupën e Botës së vitit 2014, që do të zhvillohet në Brazil. Afro 230 mijë bileta u shitën brenda 7 orësh.
Sipas FIFA-s, 62% e biletave u shitën në Brazil. Blerësit e vendeve të tjera janë kryesisht nga ShBA-ja, Australia, Britania dhe Argjentina. Por në këtë fazë nuk janë shitur biletat e ndeshjeve kryesore.
Faza e tretë e shitjes së biletave do të nisë më 8 dhjetor. Po atë ditë do të hidhet shorti për kohën dhe vendin e zhvillimit të ndeshjeve të 32 ekipeve pjesëmarrëse.
Vitin e ardhshëm Brazili do ta organizojë për herë të dytë Kupën e Botës. Për herë të parë Kupa e Botës është zhvilluar në Brazil në vitin 1950.
(Xu Guang/Artani)