PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbërrin në Milano spektakli kinez "Nëse je më i miri"
2013-11-12 09:59:33 CRI Komenti juaj Printoni

Programi televiziv satelitor i provincës Jiangsu "Nëse je më i miri" (Fei Cheng Wu Rao), ka shënuar një rritje të audiencës ndërkombëtare dhe stacioni i tij i rradhës ka qenë Italia.

Drejtuesi i spektaklit, Meng Fei ka deklaruar në një konferencë për shtyp në Milano, se tashmë në Itali janë përzgjedhur 20 pjesmarrës, ku përfshihen italianë dhe kinezë.

"Jam i mahnitur, se si spektakli "Nëse je më i miri", ka arritur të ketë më shumë sukses jashtë Kinës, se sa brenda saj", tha Meng për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua.

Spektakli, i realizuar si një telenovelë, ku përfshihen të gjitha shtresat e shoqërisë, por njëherësh trajton dhe tema të ditës, me interes për publikun e gjerë, vlerëson Meng.

Çdo të shtunë e të dielë në mbrëmje, në programin televiziv satelitor të provincës kineze Jiangsu, një juri prej 24 femrash beqare përzgjedh partnerë, që vijojnë më pas spektaklin. Ndërsa djemtë përzgjedhin vajzën që ju pëlqen dhe gjatë spektaklit mund të ketë shansin të lenë një takim me të. Disa prej protagonistëve të këtij spektakli tashmë janë bërë të njohur për publikun.

Që nga viti 2010 kur nisi të transmetohej, ky spektakël ka zhvilluar turne në vende të ndryshme të botës si në Australi,SHBA, Korenë e Jugut, Francë dhe Gjermani.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China