PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li: Përplotësimi reciprok Kinë-ShBA të shndërrohet në dinamikë bashkëpunimi
2013-11-08 10:14:49 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u shpreh të enjten në Pekin se theksi i zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane është nxitja e bashkëpunimit konkret në të gjitha fushat. Ai shprehu shpresën se të dyja vendet do ta shndërrojnë epërsinë e përplotësimit të ndërsjellë midis tyre në dinamikë bashkëpunimi dhe do t'i kontrollojnë si duhet mosmarrëveshjet, për të mbrojtur bashkërisht gjendjen e përgjithshme të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Kreu i qeverisë kineze i tha këto gjatë takimit me ish-sekretarin amerikan të Thesarit Henry Paulson.

Li Keqiang vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja duhet të shfrytëzojnë më tej mundësitë e bashkëpunimit, duke nxitur konkretisht bisedimet mbi Traktatin e Investimeve Dypalëshe, që të garantojnë në mënyrë sistematike bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe të investimeve. Kryeministri kinez shprehu shpresën se pala amerikane do të krijojë një mjedis të barabartë për kompanitë kineze që investojnë në ShBA dhe do të pakësojë kufizimet mbi eksportimin e produkteve të teknologjisë së re dhe të lartë në Kinë.

Henry Paulson tha nga ana e tij se qeveria e re kineze ka nxitur aktivisht reformat e hapjen ndaj botës, duke pasur rezultate të dukshme në disa fusha, si shndërrimi i funksioneve të saj, novacioni teknologjik, kursimi i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit etj. Ai shtoi se pala amerikane është e gatshme të shtojë bashkëpunimin me palën kineze, për të çuar përpara zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. (Wang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China