Në Gjenevë të Zvicrës nisi raundi i ri i bisedimeve për programin bërthamor të Iranit. Ky është raundi i dytë që nga koha kur Hasan Ruhani u bë president i vendit. Palët kanë në axhendë diskutimin e çështjeve konkrete.
Zëdhënësi i përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Michael Mann deklaroi se qëllimi i komunitetit ndërkombëtar është marrja e garancisë nga Teherani se programi bërthamor do të jetë vetëm për qëllime paqësore.
Zv/ministri i jashtëm i Iranit Abas Aragchi tha se 6 vendet kanë pranuar planin e parashtruar nga Teherani dhe se tani është koha që të diskutohen detajet e zbatimit të tij. (Du)