Bisedimet në Gjenevë përfshijnë Iranin dhe vendet P5+1, të cilat janë SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca dhe Britania plus Gjermaninë.
Hong tha se Kina shpreson se bisedimet për Iranin do të kenë një rezultat sa më të shpejtë.
Ai shtoi gjithashtu se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha palët për arritjen e suksesit të bisedimeve në Gjenevë.
Delegacioni kinez në Gjenevë kryesohet nga Pang Sen, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Kontrollit të Armatimeve pranë Ministrisë së Jashtme të Kinës. (Albana)