Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi të mërkurën në uebsajtin e vet një raport, ku thuhet se gjatë 35 vjetëve të Reformës e Hapjes, ekonomia kineze është zhvilluar shpejt dhe GDP-ja është rritur gradualisht. Nga viti 1979 deri në vitin 2012, rritja mesatare vjetore e ekonomisë kineze ka qenë 9.8 %, teksa ajo e ekonomisë botërore ka qenë vetëm 2.8 %.
Sipas raportit, GDP-ja e Kinës në vitin 1978 zinte vendin e dhjetë në botë, ndërsa në vitin 2010 vendin e dytë. Pas fillimit të krizës financiare ndërkombëtare, Kina u bë një motor i rëndësishëm i nxitjes së rimëkëmbjes së ekonomisë botërore dhe kontributi mesatar vjetor i saj në rritjen e ekonomisë botërore e kalon 20 %.
Raporti i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës vë në dukje se, sipas të dhënave të Bankës Botërore, të ardhurat për frymë në Kinë janë rritur nga 190 dollarë në vitin 1978 në 5 680 dollarë vjet. Tani Kina ka kaluar nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme. (Çang Çuo/Artani)