PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspertët amerikanë diskutojnë Pelnumin e tretë të PKK-së
2013-11-07 15:03:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:全会---Quán Huì---Mbledhje Plenare

"Quánhuì", mbledhje plenare në gjuhën kineze. "Quán" do të thotë "të gjithë", kurse "huì" është mbledhje. Pra, "Quánhuì" është mbledhje plenare në gjuhën kineze.   

Në prag të organizimit të Plenumit të tretë të Komiteti Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, disa ekspertë amerikanë për çështjet kineze thotë se liderët e vendit do të paraqesin një projekt për zhvillimin e gjithanshëm e të mëtejshëm të reformës.

Këto reforma priten të kenë një ndikim historik në procesin e transformimit ekonomiko-shoqëror të Kinës. Në një seminar të organizuar së fundi nga Instituti Brooking në Uashington, shefi i Qendrës së Kinës Johnathan Polak u shpreh se Pelnumi i Partisë do të jetë një mbledhje me rëndësi të jashtëzakonshme që do të tërheqë vëmendjen e mbarë botës.


Zonës së Tregtisë së Lirë

Sipas atij, në qoftë se themi në Pelnumi i tretë i Komitetit Qendror para 35 vjetësh përcaktoi drejtimit e zhvillimit të vendit dhe hapjen ndaj botës, në mbledhjen që do të mbahet këtë fundjavë do të qartësohet hapja e mëtejshme e tregut të brendshëm të Kinës.

"Nga disa vërtetime, si për shembull krijimi i Zonës së Tregtisë së Lirë të Shangait, mund të shohim se Kina do të hapet më tej. Në të njëjtën kohë, nëpërmjet kontakteve tona me liderët kinezë, duke përfshirë edhe diskutimet e tyre me palën tonë, mund të parashikojmë se do të dalin më shumë masa për thithjen e investimeve të huaja," tha Polak.

Kurse, ish-përgjegjësi i departamentit për Kinën pranë Bankës Botërore dhe këshilltar ekonomik i Departamentit amerikan të Thesarit për Kinën, David Dollar, theksoi se reforma ekonomike e Kinës duhet të thellohet për të dalë nga të problemet e rritjes së lartë të mbështetura te vetëm shtimi i investimeve.

Ai përcaktoi se politika e transformimit ekonomik kinez si "strategji e ribalancimit", duke nënvizuar ndryshimin e sistemit të regjistrimit të vendbanimit dhe ofrimin e më shumë shërbimeve për fshatarët gjatë procesit të urbanizmit duhet të jenë dy masa të rëndësishme.

"Me vërshimin e popullsisë për në qytet, të ardhurat e fshatarëve do të shtohen e madje do të forcohet aftësia e tyre e konsumit. Prandaj, ndryshimi i sistemit të regjistrimit të vendbanimit do të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave para ruajtjes së rritjes ekonomike nga ana e ofertës dhe e konsumit," thotë Dollar.

Sipas atij, shpejtimi i reformës financiare, duke autorizuar qeveritë vendore më shumë drejta dhe kërkesa e ngritjes së transparencës financiare duhet të jetë një rrugë e domosdoshme për Kinën.  

Por, redaktori i gazetës amerikane Executive Intelligence Review, William Jones këshillon që qeveria kineze të veprojë e matur në hapjen e mëtejshme të tregut financiar ndaj botës së jashtme.

"Nëse hapja është tepër e gjerë, shumë fonde spekulimi do të vërshojnë në tregun kinez, duke shkaktuar inflacion. Qeveria mund të humbë aftësinë e kontrollit, gjë që mund të shkaktojë një treg të pakontrollueshëm. Ndaj mendoj se reforma është e duhur. Por hapi tepër i shpejtë do të përbëjë kërcënim të madh për Kinën," tha Jones.

Ndërsa, shumë ekspertë pjesëmarrës në seminar parashikojnë përcaktimin e objektivave dhe drejtimin e ri politik të reformës dhe të hapjes së Kinës, ata nënvizojnë se rezultatet nuk do të maten nga Plenumi i fundjavës, por nga thelbi i reformave afatgjata.  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China