Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës vendosi të mërkurën përsëritjen e zgjedhjeve lokale në tre qendra votimi në pjesën veriore të Mitrovicës. Rivotimi do të organizohet më 17 nëntor, njofton KQZ-ja.
Njerëz të maskuar i sulmuan këto tri qendra votimi të dielën e kaluar dhe prishën materialet zgjedhore. Si rrjedhojë, KQZ-ja anuloi votimin e së dielës në tre vendvotimet.
Votimet u zhvilluan të dielën e kaluar në mbarë Kosovën për të zgjedhur krerët e komunave dhe përfaqësuesit e këshillave vendore.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi nuk e njeh shkëputjen e saj. (Artani)