PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xinjiang do të parandalojë "efektin shkretëtirë" të tokës
2013-11-06 10:08:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e parandalimit të "efektit shkretëtirë" të tokës, në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit, njofton se ditët e fundit 6 distrikte në zonën malore Tian, do të zbatojnë një projekt pilot për mbrojtjen e tokës nga shkretëzimi. Sipas projektit, në këto zona do të ndalohen të gjitha veprimtaritë e prodhimit dhe të ndërtimit, që dëmtojnë mjedisin. Synimi i projektit pilot është mbrojtja e një sipërfaqeje toke prej 102.5 mijë ha nga "efekti i shkretëtirës" si dhe vetë-rregullimi ekologjik i zonës.

6 distrikteve do t'u akordohet një fond ndihme prej 60 milionë juanë për zbatimin e projektit.

Sipërfaqja e tokës që kërcënohet nga "efekti shkretëtirë" në Singjan është 750 mijë km katrorë, ose 45% e sipërfaqjes së përgjithshme. Në projekt parashikohet që deri në vitin 2020, në mbarë Xinjiangun të mbrohen 3 milionë ha tokë nga "efekti shkretëtirë" dhe të rritet sipërfaqja e pyllëzuar. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China