I dërguari i posaçëm i Lidhjes Arabe dhe OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimi tha se takimi tripalësh OKB, Rusi dhe ShBA, nuk mundi të përcaktojë një datë për bisedimet e paqes të njohur me emrin Gjeneva II.
"Ne shpresuam se mund ta shpallnim datën që sot, por kjo është e pamundur," tha Brahimi në një konferencë shtypi pas takimit me zëvendësministrat e Jashtëm rus Mikhail Bogdanov e Gennady Gatilov dhe nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Politike Wendy Sherman.
Konferenca Gjeneva II është e ndryshme nga e para pasi sirianët, përfshirë qeverinë dhe opozitën do të jenë të mirë përfaqësuar, por opozita nuk është gati, nënvizoi Brahimi. (Leftion Peristeri)