Koordinatorja e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Sigrid Kaag deklaroi se qeveria siriane ka bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me ekipin e OKB-së për shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike.
Kaag raportoi para Këshillit të Sigurimit i OKB-së dhe pas takimit me dyer të mbyllura deklaroi para mediave se ka patur përparim në shkatërrimin e armëve kimike falë bashkëpunimit me qeverinë e Damaskut, pavarësisht luftimeve në terren.
Misioni i OKB-së deri më tani ka hetuar mbi 21 pika të grumbullimit të armëve kimike, të deklaruara nga qeveria, duke shkatërruar 39 nga 41 instalimet që ka gjithsej Siria.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, edhe përfaqësuesit e Rusisë e SHBA-së pranuan para mediave se procesi i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë ka shënuar progres të kënaqshëm. (Jiang Lei)