PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani, optimist për një marrëveshje me IAEA
2013-11-06 09:36:58 CRI Komenti juaj Printoni

Shefi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali-Akbar Salehi deklaroi se gjatë vizitës së kreut të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Yukiya Amano në Iran, më 11 nëntor pritet të arrihet një marrëveshje mes palëve.

"Amano ka pranuar ftesën për të vizituar Teheranin për të zhvilluar bisedime dhe ne shpresojmë se do të arrijmë një marrëveshje", tha Salehi.

Në tetor Salehi njoftoi se vendi i tij ishte i përgatitur të bashkëpunonte me IAEA-në për çështjet kryesore rreth programit bërthamor të Teheranit.

Ndërsa Amano u takua para disa ditësh me zv/ministrin e jashtëm iranian Abbas Araqchi dhe të dy deklaruan se bisedimet ishin të dobishme e konstruktive. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China