PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, rezultate në pakësimin e shkarkimit të karbonit
2013-11-06 16:09:49 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 减排---Jiǎn Pái---Pakësim i lëshimit të elementeve ndotëse

Të martën u publikua në Pekin "Raporti Vjetor i Politikave dhe i Veprimeve i Kinës për Përballimin e Ndryshimit Klimatik, 2013", ku paraqiten përpjekjet dhe rezultatet e qeverisë kineze në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes.

Nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit e të Reformës Xie Zhenhua tha se Kina ka mbajtur premtimet e bëra me përgjegjësi dhe seriozitet për pakësimin e lëshimit të karbonit. Përveç këtyre, dokumenti u bën thirrje që vendet e zhvilluara të ofrojnë fonde, teknologji dhe mbështetje për forcimin e aftësisë së vendeve në zhvillim në përballimin e ndryshimit klimatik.

Konferenca e 19-të e Vendeve Nënshkruese të Konventës mbi Ndryshimin Klimatik të OKB-së dhe Konferenca e 9-të e Vendeve Pjesëmarrëse të Protokollit Kioto-së do të zhvillohen javën tjetër në Varshavë të Polonisë. Sipas rregullave, qeveria kineze publikoi raportin vjetor për politikat dhe punën që ka bërë në përballimin e ndryshimit klimatik.

"Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Kina ka pakësuar shkarkimin e 1.5 miliard tonë dyoksid karboni, duke ruajtur zhvillimin ekonomik. Është pakësuar ndërkohë mbi 300 milionë tonë dyoksidi i karbonit në dy vitet e kaluar. Masat e marra nga Kina vërtetojnë se Kina ka mbajtur premtimet ," tha Xie.

Pak kohë më parë, Kina së bashku me Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut u bënë thirrje bashkërisht vendeve të zhvilluara të zbatojnë premtimet e bëra në ofrimin e fondeve, transferimin e teknologjisë dhe përkrahjen e forcimit të aftësisë së vendeve në zhvillim në pakësimin e lëshimit të karbonit.

Problemi i fondeve pritet të ndikojë rezultatet e konferencave që do të zhvillohen në Varshavë. Sipas deklaratës së përbashkët, duhet të grumbullohen gati 30 miliardë dollarë amerikanë para vitit 2015, dhe mbledhja e 100 miliardë dollarësh amerikanë para vitit 2020 për të ndihmuar vendet në zhvillim për të përballuar ndryshimet e klimës.   

Nënkryetar i Komisionit Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës Xie Zhenhua shprehu mirëkuptimin për situatën aktuale ekonomike të vendeve të zhvilluara. "Por, ato nuk duhet të shkelin premtimet dhe detyrimet e tyre, pasi ato janë bazë e krijimit të besimit politik," tha Xie.

Sipas të dhënave, që nga Revolucioni Industrial deri në vitin 2010, vendet e zhvilluara kanë shkarkuar 70% të vëllimit të përgjithshëm të elementeve ndotës të botës. Kurse 30% e të tjera lëshohen nga vendet në zhvillim.

Sipas zyrtarit, Kina, si një nga vendet më të mëdha në zhvillim, ndodhet para edhe shumë sfidave si zhvillim ekonomik, zhdukja e varfërisë, përmirësimi i jetesës së popullit, mbrojtja e mjedisit dhe përballimi i ndryshimit të klimës.

"GDP-ja për frymë e Kinës sapo kaloi 6000 dollarë amerikanë dhe mbi 90 milionë banorë po jetojnë nën nivelin e varfërisë. Po gjendemi në një fazë të vështirë për nxitjen e industrializimit, urbanizmit dhe modernizmit. Por, Kina do të marrë masa të vazhdueshme për të mbajtur përgjegjësinë që ka në përballimin e ndryshimit klimatik", shtoi Xie Zhenhua, nënkryetar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China