PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, merren masa emergjente për ndotjen e ajrit
2013-11-05 19:29:14 CRI Komenti juaj Printoni

Një plan emergjent ka nisur zbatimin në Taiyuan, kryeqendrën e provincës kineze Shanxi, kundër ndotjes së mjedisit.

Kopshtet e fëmijve, shkollat fillore e të mesme, si dhe disa fabrika industriale do të mbyllen përkohësisht pas lëshimit të alarmit mbi ndotjen e mjedisit, njoftuan të hënën autoritetet në Taiyuan.

Të gjitha fabrikat që shkaktojnë ndotje me përjashtim të atyre që prodhojnë energji, ngrohje dhe ushqim, do të pezullojnë përkohësisht aktivitetin e tyre.

Ky plan pritet të reduktojë dëmet e shkaktuara tek shëndeti i banorëve si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes, tha Song Li, një prej zyrtarëve të mjedisit që ndihmoi në hartimin e këtij plani.

Taiyuan, së bashku me shumë qytete të tjera në provincën Shanxi, mbështeten tek industria e qymyrgurit, një sektor shtyllë ky në rajon për një numër dekadash.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbi 300 është përcaktuar si "ndotje serioze" në sistemin e vlerësimit të cilësisë së ajrit në Kinë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China