Ekonomia kombëtare po ecën drejt një trendi pozitiv të zhvillimit brenda niveleve të qëndrueshëm, tha Zhang gjatë vizitës së tij në Shangai dhe provincën Zhejiang.
Qeveria kineze vendosi që objektivi i rritjes ekonomike për vitin 2013 të jetë 7.5 për qind.
Në tremujorin e tretë të vitit u regjistrua një rritje 7.8 për qind, nga 7.5 për qind që ishte në tremujorin e dytë dhe 7.7 për qind në tremujorin e parë.
Megjithatë, Zhang bëri thirrje për më shumë përpjekje sidomos për nxitjen e ristrukturimit ekonomik, për reformat si dhe për rritjen e punësimit në vend.
Ai u bëri thirrje qeverive vendore dhe autoriteteve të përshpejtojnë transformimin e funksioneve qeveritare dhe të krijojnë një mjedis të hapur dhe të drejtë për sektorin privat.
Zhang bëri thirrje gjithashtu për nxitjen e inovacionit teknologjik të ndërmarrjeve, për frenimin e ndotjes së mjedisit si dhe për përmirësimin e jetesës së banorëve. (Albana)