Sipas botimit për jashtë të gazetës kineze "Reminribao", zv.kryetari i Shoqatës së Studimit të Reformave të Sistemit Ekonomik të Kinës Fan Gang është shprehur se ekonomia kineze ka arritur qëndrueshmërinë dhe e ka kaluar periudhën e vështirësisë.
Të dhënat e reja ekonomike e kanë pakësuar shqetësimin e publikut për një rënie të shpejtë të ekonomisë kineze. Kështu, Treguesi i Menaxherëve të Blerjes (PMI) i sektorit të manifakturës në Kinë është 51.4 %, duke pasur rritje për të katërtin muaj radhas e duke arritur nivelin më të lartë gjatë 18 muajve të fundit, gjë që tregon se ekonomia kineze po ecën në mënyrë të qëndrueshme.
Fan Gang parashikoi gjithashtu se ekonomia kineze ka hapësira për të ruajtur rritjen nga 7.5% deri 8% në 20-30 vjetët e ardhshëm. (Fang Xiaoyu/Artani)