PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri kinez kërkon mbështetjen e sipërmarësve për rritjen ekonomike
2013-11-04 09:56:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u bëri thirrje ekspertëve dhe sipërmarrësve të mbështesin qeverinë në vlerësimin e situatës ekonomike për përmirësimin e politikëbërjes. Pavarësisht situatës së ndërlikuar ndërkombëtare dhe vendase, ekonomia kineze ka treguar qëndrueshmëri, tha Li në një takim pune. Disa nga rezultatet pozitive lidhen me aftësinë e ekspertëve dhe përpjekjet e sipërmarrësve për të përmbushur ndryshimet e tregut, deklaroi kryeministri .

Gjatë 9 mujorit të parë të vitit, prodhimi i brendshëm bruto (PPB) në Kinë u rrit 7.7%, duke tejkaluar objektivin prej 7.5% të qeverisë për mbarë vitin.

Kina ka ende hapësirë për reforma, tha kryeministri, duke shtuar se ato janë rrugëzgjidhja për problemet, që prekin zhvillimin ekonomik dhe shoqërior.

Një perspektivë afatgjatë e rritjes së qëndrueshme ka rëndësi të veçantë për sipërmarrjen, investitorët dhe shoqërinë, nënvizoi kreu i qeverisë kineze, duke u bërë thirrje ekspertëve dhe sipërmarrësve për mbështetje.

Sesioni i tretë plenar i legjislaturës së 18-të të KQ të Partisë Komuniste të Kinës, që do të mbahet në 9-12 nëntor, pritet të shpalosë një paketë të gjithanshme reformash. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China