PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang: Të çlirohet vitaliteti i tregut
2013-11-02 11:05:48 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri i Kinës Li Keqiang theksoi të premten në një telekonferencë të mbajtur në Pekin se reforma e qeverisë duhet të zhvillohet siç duhet dhe të çlirohet vitaliteti i tregut, për t'i shërbyer sa më mirë popullit. Z. Li tha se transformimi i funksioneve të pushtetit vendor dhe reforma institucionale janë pjesë të rëndësishme përbërëse të reformës së sistemit administrativ dhe do të ndihmojnë në rregullimin e marrëdhënieve midis shtetit dhe tregut, qeverisë dhe shoqërisë, pushtetit qendror dhe atij vendor etj. Në këtë mënyrë do të sigurohet transmetimi më i mirë i urdhrave të qeverisë qendrore dhe do të sigurohet bashkërendimi i pushtetit qendror dhe atij vendor, duke përmirësuar funksionimin dhe efektivitetin e punës qeverisëse. Kjo ka rëndësi të madhe për të nxitur krijueshmërinë e tregut e të shoqërisë, si edhe për ristrukturimin dhe përmirësimin e sektorëve të ndryshëm. (Vera/Artani)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China