PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina vlerëson shkatërrimin të armëve kimike në Siri
2013-11-01 19:44:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kina përshëndeti punët për shkatërrimin e armëve kimike në Siri dhe është e gatshme që të japë kontribut për një zgjidhje politike të krizës siriane, tha Ministria e Jashtme.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) deklaroi të enjten se Siria ka shkatërruar të gjitha instalimet prodhuese dhe montuese të armëve kimike dhe grupi i ekspertëve ka inspektuar 21 nga 23 vendndodhjet e arsenaleve të armëve kimike.

Zëdhënësja Hua Chunying, u shpreh se raporti i paraqitur nga sekretari i përgjithshëm i organizatës, tregon përpjekjet e Sirisë dhe punën e organizatës.

"Pekini është i kënaqur nga gjendja e tanishme e zbatimit të rezolutës dhe vlerëson përpjekjet e palëve," tha Hua.

Ajo shtoi gjithashtu që Kina është e gatshme që bashkë me vendet e tjera të japë kontribut për zbatimin e gjithanshëm dhe praktik të rezolutës për Sirinë dhe për një zgjidhje politike të krizës aty. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China