Treguesi i Menaxherëve të Blerjes (PMI) për sektorin e prodhimit në Kinë u rrit 51.4 për qind në tetor, duke shënuar rekord të ri që prej majit të vitit të kaluar, njoftoi të premten Zyra Kombëtare e Statistikave.
Treguesi PMI është rritur për 4 muaj me radhë, duke treguar një prirje të qëndrueshme rritëse në sektorin e prodhimit. Nëse PMI-ja qëndron në nivelin mbi 50 për qind tregon një rritje të kërkesës së brendshme.
Zhao Qinghe, nga Zyra e Statistikave ia atribuon këtë rritje zgjerimit të prodhimit dhe besimit të nxitur nga masat e qeverisë këtë vit për të stabilizuar rritjen dhe për ristrukturimin ekonomik. (Albana)