Zëdhënësi i OKB-së Martin Nesirky deklaroi të enjten se misioni faktmbledhës pritet që të paraqesë raportin përfundimtar mbi armët kimike të Sirisë në fillim të dhjetorit, pasi disa ekzemplarë po shqyrtohen ende në laboratorë.
Sipas Nesirkyt, rezultatet nga laboratorët pritet që t'i paraqiten misionit të OKB-së në fillim të javës së ardhshme.
Ndërsa duke folur për konferencën ndërkombëtare për Sirinë, zëdhënësi i OKB-së tha se ende nuk është caktuar një datë, por po vijojnë përpjekjet për të marrë një mbështetje më të gjerë për organizimin e saj.
Konferenca ka për synim dhënien fund të krizës siriane. (Ardi Pulaj)


















