PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, përfundon projekti i parë i gazifikimit
2013-10-31 19:15:03 CRI Komenti juaj Printoni

Faza e parë e një projekti gazifikimi ka përfunduar në Kinën Veriore dhe do të fillojë furnizimin e Pekinit me gaz duke filluar nga fundi i vitit. Ndërkohë Li Zhichun, drejtoi i parkut industrial të riciklimit në qytetin Chifeng të Mongolisë së Brendshme, konfirmon se provat kanë qenë të suksesshme.

Li i tha agjencisë Xinhua se tani është nën ndërtim një segment tjetër prej 100 km që përfundon në Prekin.

Gjatë fazës së parë të projektit mund të prodhohen 1.33 miliardë metra kub gaz, ndërsa pas përfundimit të të tre fazave të projektit të gazifikimit kapaciteti prodhues do të rritet në 4 miliardë metra kub në vit. Dy segmentet e tjera të gazsjellësit do të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm.

Projekti ka filluar në gusht të vitit 2009, me një vlerë investimi prej 25.7 miliardë juanë (4.2 miliardë dollarë amerikanë). (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China