PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, shkatërrohen mjetet e prodhimit të armatimit kimik
2013-10-31 19:05:45 CRI Komenti juaj Printoni

Misioni i përbashkët i Organizatës për Ndalimin e Armëve kimike dhe Kombeve të Bashkuara deklaroi të enjten se qeveria siriane përfundoi shkatërrimin e mjeteve për prodhimin e armatimit në të gjitha vendndodhjet e deklaruara.

Një deklaratë e misionit thotë se Siria ka përfunduar në kohë detyrën, pra përpara 1 nëntorit. Deklarata sqaron se misioni ka inspektuar 21 nga 23 vendndodhjet e deklaruara nga Siria, ndërkohë dy të tjera nuk janë inspektuar ende për arsye sigurie.

Nga ana tjetër autoritetet siriane kanë deklaruar se këto dy vendndodhje të armatimit kimik janë braktisur dhe arsenali i tyre është zhvendosur në një vend tjetër që tashmë është inspektuar.

Afati tjetër kohor i misionit ndërkombëtar është 15 nëntori, pas të cilit këshilli ekzekutiv duhet të hartojë planin për shkatërrimin e armatimit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China