Më 23 tetor një fshatar nga Taizhou, i provincës Zhejiang, gjeti në arë një patate të ëmbël me përmasa gjidande. Ajo peshon 37,5 kg dhe ka një diameter prej 60 cm. Ai e zbuloi pataten në një thellësi nën tokë prej 30 cm. Fshatari thotë se nuk ka bërë asgjë të veçantë për kultivimin e saj, madje gjetja e kësa patateje është një surprise dhe për të.
Fshatari Sun Jifa, ka humbur parakrahët gjatë një aksidenti 30 vjet më parë. Në pamundësi për të vendosur proteza, ai nuk ka rënë në dëshpërim, por ka krijuar protezat që aq shumë i nevojiteshin. Për këtë e kanë ndihmuar nipat e tij. Sëbashku ata kanë krijuar këto proteza me përdorimin e materialeve plastike, metalike dhe prej gome. Pasi ka siguruar këtë mjet që i lehtëson jetesën e tij prej invalidi,Sun ka menduar dhe për të tjerë njerëz që kanë nevojë për proteza si ai. Ndaj bashkë me nipat kanë krijuar rreth 300 proteza parakrahu, duke nxjerrë dhe fitim ekonomik për familjen.