Ambasadori kinez në Siri Zhang Xun tha të mërkurën se vendi i tij e cilëson zgjidhjen politike të krizës siriane dhe bisedimet e Gjenevës si të domosdoshme.
Sipas ambasadorit, emisari ndërkombëtar Lakhdar Brahimi ka dhënë detaje mbi turneun e fundit në Lindjen e Mesme dhe gjatë takimit me të Zhang i ka përsëritur mbështetjen e Pekinit për zhvillimin e konferencës së Gjenevës, për gjetjen e një zgjidhjeje politike.
Ambasadori kinez gjithashtu u shpreh kundër ndërhyrjeve të huaja ushtarake në Siri. (Ardi Pulaj)