PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping: Kina rol konstruktiv mbi programin bërthamor të Iranit
2013-10-30 18:43:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për një zgjidhje paqësore të programit bërthamor të Iranit, tha presidenti kinez Xi Jinping gjatë takimit në Pekin me kryetarin e parlamentit të Iranit Ali Larijani që ndodhet për vizitë në Kinë.

Xi u shpreh se Pekini e mirëpret ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në dialogun midis Iranit dhe fuqive perëndimore dhe shtoi se marrëdhëniet e mira Kinë-Iran jo vetëm u përshtaten interesave të të dy vendeve, por ndikojnë edhe në stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Xi shtoi se Kina është e gatshme që të vazhdojë marrëdhëniet e miqësisë tradicionale me Iranin dhe të nxitë zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Larijani nga ana e tij ka dërguar Xi Jinpingut përshëndetje të ngrohta nga lideri suprem Ajatollahu Ali Khamenei dhe presidenti Hassan Rohani.

Ai u shpreh se Irani u kushton rëndësi marrëdhënieve me Kinën dhe dëshiron të shtojë bashkëpunimin ekonomik, në energji dhe investime. Krahas këtyre, Larijani ka prezantuar qëndrimin e Teheranit për programin bërthamor dhe gjendjen në rajon. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China