I dërguari special i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për çeshtjen siriane, Lakhdar Brahimi ka deklaruar se vetë sirianët vendosin për tranzicionin në vendin e tyre. Ky është reagimi i tij ndaj një gazete arabe, e cila e kishte keqkuptuar kur kishte folur për rolin e presidentit Bashar al-Assad në tranzicionin në Siri.
"Ne jemi të përgatitur për Konferencën e Gjenevës, e cila është mjaft e rëndësishme për takimin mes palëve dhe u takon përfaqësuesve të Sirisë të vendosin për tranzicionin në vendin e tyre dhe jo mua", ka saktësuar Brahimi.
Ndërkohë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, ministri i jashtëm sirian Walid al-Moallem ka konfirmuar se vendi i tij do të marrë pjesë në Konferencën e dytë ndërkombëtare të Gjenevës për Sirinë.
(Eda Merepeza)


















