Falja e re presidenciale mbulon krimet e përmendura në ligjin e shërbimit ushtarak, duke përfshirë edhe largimin nga shërbimi i detyrueshëm, bën të ditur SANA, por pa dhënë hollësi të mëtejshme nëse falja mbulon krime të tjera përveç atyre ushtarake.
Asadi ka bërë më parë falje të shumta për një numër të madh krimesh, përveç atyre ushtarake.
Amnistia e re shpallet teksa bëhen përgatitje për Konferencën e Dytë të Gjenevës për Sirinë, e cila synon gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin e gjatë në këtë vend. (Artani)


















