Kina përshëndeti dorëzimin e një plani të përgjithshëm për shkatërrimin e armëve kimike nga qeveria siriane.
Ministria e Jashtme e konsideroi veprimin e Damaskut si progres të mëtejshëm mbi problemin e armëve kimike.
Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike tha të dielën se Siria dorëzoi formalisht një deklaratë që mbulon programin e saj të armëve kimike, duke përfshirë një plan të përgjithshëm për shkatërrimin e tyre.
Ministria e Jashtme tha se Kina mbështet rolin pozitiv të mbikëqyrësit ndërkombëtar për verifikimin dhe shkatërrimin e armëve kimike. (Leftion Peristeri)