PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria ofron listën e armëve kimike
2013-10-28 14:53:46 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 清单---Qīng Dān---Listë

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike me seli në Hagë të Holandës deklaroi të dielën se Siria ofroi listën e parë zyrtare të arsenalit që do të shkatërrohet. Kjo listë ndahet në dy pjesë: në të parën jepen informacione për gjendjen aktuale të armëve kimike të Sirisë dhe më pas plani për shkatërrimin e tyre dhe pajisjeve për prodhimin e armëve. Detajet e listës mbahen sekret dhe nuk janë publikuar.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike deklaroi se kjo listë zyrtare u ofrua tre ditë para afatit të skadimit të ultimatumit të vendosur nga ky institucion, që gjithashtu ka hartuar edhe planin për shkatërrimin me transparencë të plotë të armëve kimike dhe pajisjeve përkatëse. Sipas deklaratës, lista e ofruar nga autoritetet siriane përfshin jo vetëm planin e përgjithshëm për shkatërrimin e armëve kimike, por edhe një raport mbi aktivitetet dhe pajisjet, në bazë të Marrëveshjes së Armëve Kimike, e cila është kërkuar nga kjo organizatë për krijimin e besimit mes palëve. Në deklaratë, theksohet se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka njoftuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe nënshkruesit e marrëveshjes për detajet e inspektimit të armëve kimike në Siri gjatë muajit të parë, proces që nisi më 1 tetor.

Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkatërrimi i arsenalit të Sirisë ndahet në dy faza: në të parën, shkatërrimi i pajisjeve të prodhimit të armëve kimike para 1 nëntorit, ndërsa në fazën e dytë, të gjitha armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen para 30 qershorit të vitit 2014.

Në fakt, Siria i ka ofruar kësaj organizate një listë fillestare, sipas të cilës, ekspertët kryen inspektimet për rreth një muaj. Deri tani, ekspertët kanë kontrolluar 19 nga 23 pikat e armëve kimike, duke çmontuar pajisjet e prodhimit.

Në Siri mendohet se ka 1000 tonë armë kimike, por nuk është përcaktuar se si dhe ku do të shkatërrohen ato. SHBA-ja i ka kërkuar ndihmë Norvegjisë për shkatërrimin në territorin e saj. Por qeveria norvegjeze e ka refuzuar këtë kërkesë, me arsyetimin se nuk ka pajisje të mjaftueshme për të përfunduar procesin brenda afatit të përcaktuar. Para 15 nëntorit, këshilli ekzektiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, që përbëhet nga 41 anëtarë, do të studiojë listën zyrtare të ofruar nga Siria dhe do të vendosë ku dhe si të shkatërrohen armët kimike.

Përveç kësaj deklarate, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike nuk bëri asnjë koment tjetër. Por, sipas informacioneve të publikuara nga mediat, Siria e ofroi listën tre ditë para kohe; përmbajtja e saj është e detajuar dhe autoritetet e Damaskut kanë bashkëpunuar ngushtë me inspektorët. Ndaj Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike është relativisht e kënaqur me Sirinë përsa i përket shkatërrimit të armëve kimike.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China