Ushtria siriane mori të enjten kontrollin e plotë të periferisë strategjike të Damaskut, duke i dhënë fund një fushate të gjerë kundër rebelëve, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SANA.
Ushtria ka marrë kontrollin e plotë të periferisë juglindore, pas një operacioni që zgjati 48-orë dhe përfundoi me vrasjen e 100 rebelëve, tha SANA.
Për ushtarakët kjo është një fitore e rëndësishme, pasi garanton sigurinë në rrugën për në aeroportin e Damaskut.
Duke rimarrë kontrollin e periferisë, rebelët janë rrethuar tani në të gjitha drejtimet dhe të shkëputur nga çdo burim përforcimi.
Taktika e re e ushtrisë siriane i ka shtyrë rebelët për të shtuar sulmet nga territoret e tyre drejt distrikteve brenda Damaskut. (Leftion Peristeri)


















