Ministria e Jashtme e Sirisë debatoi në takimin e fundit të BE-së në Luksemburg, gjatë të cilit ministrat e BE-së dënuan qeverinë siriane për "përdorimin e paprecedentë të forcës dhe shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut."
Ministria e Jashtme theksoi se BE-ja ka miratuar politika "destruktive" dhe se ka përkeqësuar jetesën e sirianëve duke imponuar sanksione të paligjshme dhe të pa justifikuara për Sirinë.
Ndërkohë, ministria ripërsëriti angazhimin e qeverisë për gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën siriane, bazuar në dialogun ndërmjet fraksioneve siriane.
Ministria ka dërguar edhe një ankesë zyrtare në OKB në lidhje me sulmet e fundit të rebelëve në zonat e banuara në Damask dhe në qytetet e tjera të Sirisë.
(Albana)


















