Një mision i përbashkët ndërkombëtar për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, njoftoi se ka vizituar 18 vendndodhje të armatimit..
Nga ana tjetër Siria ka filluar të nxjerrë jashtë përdorimit pajisjet ndihmëse në afërsi të këtyre vendndodhjeve, tha zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm Martin Nesirky.
Misioni i përbashkët me personel nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe Kombet e Bashkuara, ka për detyrë të mbikëqyrë shkatërrimin e armëve kimike deri në mesin e vitit tjetër, kur skadon dhe mandati i misionit.
Ky është misioni i parë që vepron kur vendi ndodhet në gjendje lufte. (Leftion Peristeri)


















