"Si pjesë e marrëveshjes, skuadra "IMEST" do të vendoset në Brazil për të ofruar mbështetjen e saj sidomos për shërbimet mbi dokumentet e humbura apo të vjedhura të udhëtimit, ADN-në, personat e kërkuar në botë etj," bëri të ditur zyra e Interpolit në Lyon.
Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Ronald K. Noble tha se siguria në evenimente madhore sportive, ku gjenden miliona vizitorë është një sfidë e madhe për çdo vend dhe për këtë Interpoli do të ofrojë të gjithë mbështetjen e duhur. (Albana)