Emisari ndërkombëtar Lakhdar Brahimi do të vizitojë javën e ardhshme Iranin, njoftoi të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Teheran, Marzieh Afkham.
Ai do të takohet me zyrtarë të lartë iranianë me të cilët do të diskutojë për Sirinë.
E pyetur për pjesëmarrjen e mundshme të Iranit në bisedimet e Gjenevës, zëdhënësja tha se nëse do të ftohet, vendi i saj nuk do të pranojë parakushte për të marrë pjesë. (Ardi Pulaj)