白皮书---BáiPí Shū---Libri i bardhë
20131023baippishu |
Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të martën dokumentin e quajtur libri i bardhë mbi "Zhvillimin dhe Përparimin e Tibetit", ku janë prezantuar në përgjithësi arritjet në 60-vjet.
Dokumenti përmend të dhëna dhe fakte të zhvillimit dhe përparimit të Tibetit, ku përfshihen zhvillimet historike, ekonomike dhe përmirësimi i jetës së banorëve, zhvillimet politike, mbrojtja kulturore dhe liria fetare, ndryshimi shoqëror mbrojtja e mjedisit dhe ndërtimi i qytetërimit ekologjik.
Sipas dokumentit, qytetërimi modern i Tibetit fillon në vitin 1949, kur u themelua Republika Popullore e Kinës. Pas çlirimit paqësor, reformës demokratike, formimit të rajonit autonom, reformës e hapjes dhe etapave të tjera të rëndësishme historike, Tibeti ndodhet tani në rrugën e zhvillimit të shpejtë.
Zhvillimi i ekonomisë moderne tibetiane, thekson dokumenti, ka vendosur një bazë reale për zhvillimin. Pas reformës demokratike dhe zbatimit të autonomisë kombëtare rajonale, në Tibet është hequr plotësisht sistemi i bujkrobërisë feudale, ndërkohë është vendosur Sistemi i Asamblesë Popullore dhe Sistemi i Autonomisë Kombëtare Rajonale.
Me zhvillimin e përmirësimin e politikës demokratike të socializmit kinez, sistemi i Tibetit u përmirësua vazhdimisht. Për shumë vjet, qeveria qendrore dhe qeveria e Rajonit Autonom të Tibetit janë përpjekur për mbrojtjen dhe nxitjen e kulturës tradicionale Tibetit, respektimin e plotë të të drejtave të banorëve dhe lirisë së besimit fetar, ku aktivitetet normale fetare dhe besimet fetare janë mbrojtur nga ligji.
Me reformën e sistemit ekonomik dhe politik, shoqëria tibetiane është ndryshuar në përgjithësi nga tradicionalja tek modernia. Janë garantuar më tej të drejtat e popullit tibetian në arsim, punësim, kujdes shëndetësor dhe në sigurinë shoqërore.
Përveç kësaj, qeveria qendrore dhe qeveria e Rajonit Autonom të Tibetit po forcojnë mbrojtjen e mjedisit dhe ndërtimin ekologjik të rajonit.
Tibeti është një ndër rajonet me mjedisin më të cilësuar në botë. Në shumicën e territorit të këtij rajoni, është ruajtur ekosistemi. (Xu Guang)