PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eurostati: Spanja, vendi me deficitin më të lartë në Eurozonë vjet
2013-10-22 09:56:17 CRI Komenti juaj Printoni

Spanja është vendi që ka regjistruar deficitin më të madh në Eurozonë vitin e kaluar, 10. 6 %, sipas shifrave të reja të publikuara nga Eurostati të hënën. Ndërkohë, pas saj renditen Greqia me 9 për qind dhe Irlanda me 8.2 për qind. Gjithsej 17 shtete anëtare të BE-së kishin vjet një deficit më të lartë se 3 për qind e GDP-së.

Deficitet më të ulëta janë shënuar në Estoni dhe Suedi (-0.2 për qind), Luksemburg (-0.6 për qind) dhe Bullgari (-0.8 për qind). Gjermania ka arritur një suficit qeveritar 1 për qind.

Vitin e kaluar deficiti si i 17 vendeve anëtare të Eurozonës, ashtu edhe i 28 vendeve anëtare të BE-së, u ul krahasuar me vitin 2011, ndërsa borxhet qeveritare u rritën në të dy këto zona. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China