20131022weiji |
Fjala kyçe: Weī Jī që në kinezisht do të thotë krizë
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabil el-Araby njoftoi të dielën se konferenca e dytë e Gjenevës do të zhvillohet më 23 dhe 24 nëntor. Më herët el-Araby takoi në Kajro të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë Lahdar Brahimi.
Duke folur përpara gazetarëve pas takimit, Brahimi u bëri thirrje palëve të bëjnë përpjekje të mëtejshme për të zgjidhur sa më parë krizën e Sirisë.
Brahimi dhe el-Araby diskutuan në selinë e Lidhjes Arabe në Kajro lidhur me konferencën e dytë të Gjenevës dhe gjendjen aktuale të Sirisë.
Në një konferencë shtypi pas takimit, el-Araby tha se mbledhja e dytë të Gjenevës do të mbahet në nëntor, por Brahimi saktësoi se data nuk është përfundimtare.

"Ne duhet të vizitojë vende të tjera, më pas duhet të rikthehemi në Gjenevë dhe të diskutojmë me përfaqësues të vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Mbas kësaj mund të shpallet data e saktë e konferencës së dytë të Gjenevës. Sigurisht ne shpresojmë se takimi do të mbahet në nëntor," nënvizoi Brahimi.
Brahimi tha gjithashtu se takimi i Gjenevës nuk mund të mbahet pa pjesëmarrjen e një opozite solide, duke nënvizuar se ajo përballet me një problem serioz siç është mungesa e unitetit.
"Opozita po zhvillon konsultime për të garantuar se pjesëmarrja në takimin e Gjenevës të jetë gjithëpërfshirëse dhe mendimi i saj të dëgjohet," nënvizoi Brahimi.
Duke folur për konfliktin sirian, Brahimi theksoi gjendja është përkeqësuar; mbi 100 mijë njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre; mbi 1/3 e popullsisë është ndikuar nga lufta e madje i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme është ndikuar nga kjo luftë.
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabyl el-Araby tha në fund se shpreson se takimi i dytë i Gjenevës do të përmirësojë konsensusin e arritur në konferencën e parë, ku qeveria dhe opozita siriane angazhohen për të marrë pjesë në procesin e tranzicionit politik
"Shpresoj se takimi i dytë i Gjenevës do t'u japë fund vuajtjeve të popullit sirian," tha sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabyl el-Araby. (Vera/Leftion Peristeri)


















