Irani do të diversifikojë aktivitetin bërthamor nëse Perëndimi dështon të vendosë besimin me Republikën Islamike, paralajmëroi kryetari i parlamentit Ali Larijani.
Larijani tha se parlamenti do të miratojë ligjet e nevojshme për të diversifikuar aktivitetin bërthamor, nëse përdoron standarde të dyfishta apo ka sjellje të pajustifikuar nga Perëndimi.
Ai paralajmëroi Perëndimin që të mos bëjë presion në bisedimet e radhës në Gjenevë.
Deklaratat e kreut të parlamentit erdhën pasi grupi negociator i Iranit tha se në propozime mund të përfshihet një protokoll shtesë, si një hap për vendosjen e besimit, nëse bisedimet nuk kanë sukses. (Leftion Peristeri)