Ankandi për porcelanin kinez zhvilluar në qytetin Jingdezhen, në provincën Jiangxi, regjistroi një rekord të lartë të vëllimit të transaksionit të dielën.
Vlera e përgjithshme e transaksionit përfshirë dhe komisionin ka arritur në afro 62 milionë juanë (10 milionë dollarë amerikanë), 6 herë më shumë se vitin e kaluar, tha Jiang Weimin, presidenti i "Jingdezhen Huayi Auction Co".
Më shumë se 100 vepra arti prej porcelani, të cilat i përkasin viteve '50, '60 dhe '70, u pritën me sukses në ankandin që zgjati 5 orë, shtoi Jiang.
Ankandi është pjesë e Panairit Ndërkombëtar 2013 mbi Qeramikën në Jingdezhen i planifikuar për datat 18-22 tetor. (Albana)