PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Konferencën e Gjenevës, Siria: Jo bisedime me terroristët
2013-10-21 09:31:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri sirian i informacionit Omran al-Zoubi shprehu vendosmërinë e vendit për të marrë pjesë në konferencën e dytë të Gjenevës pa parakushte, ndërsa bëri të qartë se Damasku nuk do të ulet në bisedime me terroristët, njoftoi agjencia shtetërore SANA.

Ndërsa nënvizoi se zgjidhja politike ka qenë gjithmonë një mundësi e qeverisë siriane, al-Zoubi përjashtoi mundësinë e uljes në bisedime me ata që derdhën gjakun e sirianëve apo mbështetësit e tyre.

Që nga fillimi i konfliktit, Damasku ka akuzuar vendet e rajonit dhe fuqitë botërore për mbështetjen e rebelëve, luftimet e të cilëve tani janë kthyer në një luftë sektare, përfshirë al-Qaida-n.

Deklaratat e ministrit sirian të informacionit erdhën menjëherë pasi kreu i Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi tha se konferenca e dytë e Gjenevës do të zhvillohet më 23 dhe 24 nëntor. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China