Zëvendëskryeministri kinez, Liu Yandong apeloi të dielën për rritjen e bashkëpunimit mes Kinës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë (UNESCO).
Gjatë takimit me drejtoren e përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, Liu theksoi se qeveria kineze i kushton një rëndësi të madhe bashkëpunimit me këtë organizatë, duke shtuar se Kina dëshiron të thellohet sfera dhe objektivat e bashkëpunimit.
Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet kulturore mes vendeve, për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë, tha Liu.
Ndërsa drejtorja e UNESCO-s, Bokova pasi vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe bëri thirrje për forcimin e bashkëpunimit në arsim, shkencë dhe kulturë.(Eda Merepeza)