Një deputet i lartë iranian i bëri thirrje Perëndimit të hedhë hapa të mëdhenj në negociatat e ardhshme për programin bërthamor dhe kërkoi heqjen e të gjitha sanksioneve. Kryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlamentin iranian, Alaeddin Boroujerdi, tha se procesi i ndërtimit të besimit është vendosur në kushte të papranueshme për shkak të sanksioneve që rëndojnë mbi vendin islamik.
Ligjvënësi i tha televizionit Press Tv se Irani nuk ka pasur asnjëherë problem me inspektimet, ndërsa shtoi se uzinat e pasurimit të uraniumit kanë qenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e OKB-së.
Iranit i është ofruar që të adoptojë një protokoll shtesë të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Kimike, gjë që pritet të rrisë shkallën e inspektimeve nga OKB-ja.
Në këmbim, Teherani kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare që kanë paralizuar ekonominë e vendit. (Leftion Peristeri)