Zv/sekretarja e përgjithshme e OKB-së për çështjet humanitare Valerie Amos deklaroi të shtunën, se Kombet e Bashkuara janë të shqetësuar nga gjendja humanitare në Siri, ndërsa bëri thirrje për ndalimin përkohësisht të luftimeve në zonat ku janë bllokuar civilët, për të garantuar evakuimin e tyre dhe hyrjen e ndihmave humanitare.
Zonja Amos bëri të ditur se në mbarë vendin, civilët po përballen me një dhunë të tmerrshme nga palët e përfshira në konflikt. Ajo bëri thirrje për arritjen e një konsensusi për hyrjen e lirë të ekipeve humanitare në zonat e nxehta dhe transportimin e materialeve mjekësore dhe ndihmëse.
Amos theksoi gjithashtu se operacionet humanitare ndërkombëtare duhet të garantohen nga të gjitha palët në konflikt nëpërmjet një kanali të sigurtë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)


















