PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, hetohen 14 vendndodhje të armëve kimike
2013-10-19 10:59:06 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi i ekspertëve i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike që merret me shkatërrimin e tyre në Siri, deklaroi të premten se deri tani, ky hetuar vendndodhjen e 14 arsenaleve të armatimit.

Numri i ekspertëve që punojnë në këtë grup ka arritur në afro 60, ndërsa tani po verifikohen informacionet e paraqitura nga Damasku.

Agjencia siriane e Lajmeve raportoi se ekspertët hetuan vendndodhjen e arsenaleve kimike, duke çmontuar disa instalime të prodhimit dhe transportit.

Faza e parë e punës ka përfunduar, ndërsa gjatë fazës së dytë do të bëhet çmontimi dhe shkatërrimi i armëve kimike dhe instalimeve përkatëse. Sekretari i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike tha se eliminimi i armëve kimike brenda territorit sirian para mesit të vitit tjetër do të jetë i mundshëm nëse palët koordinojnë veprimet e tyre. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China