PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Optimizëm për shkatërrimin në kohë të armëve kimike të Sirisë
2013-10-18 14:27:28 CRI Komenti juaj Printoni

销毁---Xiāo Huǐ---Shkatërrim/ Asgjësim

Ekipi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike të OKB-së po vijon hetimet në Siri dhe bëhet e ditur se ecuria e punës për shkatërrimin e arsenalit kimik të këtij vendi po shkon sipas parashikimeve.

Këshilltari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Malik Ellahi u shpreh se megjithëse aktualisht disa zona ku ndodhen armët janë ende fushë beteje, ose kontrollohen nga fraksionet opozitare, qeveria siriane ka asistuar ekipin e hetuesve, ndaj Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike beson se do të asgjësohet arsenali. Malik Ellahi gjithashtu deklaroi se ende po zhvillohen konsultime për hyrjen e grupit të hetimit në zonat që nuk kontrollohen nga ushtria.

Më herët, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike njoftoi për ecurinë e hetimeve duke thënë se në 11 pika ku gjenden armët kimike brenda Sirisë, instalimet dhe lëndët kryesore që përdoren për prodhimin e armëve kimike, janë shkatërruar nga qeveria siriane.

Siaps marrëveshjes së arritur nga SHBA-ja dhe Rusia lidhur çështjen e armëve kimike siriane, deri në mes të vitit 2014 qeveria e Damaskut duhet të asgjësojë të gjitha armët e saja. Megjithëse Ellahi ka besim të plotë për këtë, ekzistojnë ende vështirësi. Koha e shkurtër në dispozicion e shpenzimet e larta financiare, janë pjesë e vështirësive.

Aktualisht Siria përballet me një krizë të rëndë ekonomike, sanksionet perëndimore si dhe ngrirjen e aseteve të Sirisë jashtë vendit, gjë që pengon në financimin e operacioneve për shkatërrimin e armëve kimike. Njëkohësisht rebelët opozitarë vijojnë luftimet, kërcënimi i terrorizmit ekziston kudo dhe nuk mund të garantohet as siguria e anëtarëve të grupit të hetimit.

Shumë vende kanë shprehur mbështetjen për dhënien e fondeve për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë. Në një situatë të tillë, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike thotë se me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, arsenali kimik i Sirisë mund të asgjësohet deri në mesin e vitit 2014. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China