Ushtria austriake do të dërgojë ekspertë në misionin ndërkombëtar të shkatërrimit të armëve kimike në Siri, konfirmoi Ministria e mbrojtjes e Austrisë.
Sipas zëdhënësit të saj Strobl, 5 ekspertë austriakë do të shkojnë në Siri vitin e ardhshëm. Ministria e Mbrojtjes e Austrisë kërkon garantimin e sigurisë së expertëve ndërkombëtarë, në misionin e shkatërrimit të armëve kimikë në Siri.(Xu Guang/Eda)


















